Lori Kaçka rrëfen momentin e vështirë në jetën e saj
Lori Kaçka, këngëtarja e njohur, e ftuar për një intervistë në “Prive” ka folur më tepër për jetën e saj personale.
Ajo ka rrëfyer një moment tepër të vështirë në jetën e saj: zhvendosjen familjes së saj nga Korça drejt Durrësit në vitin 1986 .
“Kam pasur një jetë shumë të vështirë. Babai im në atë kohë ka qenë oficer, ndërsa tani është në pension. Oficerët kanë pasur një jetë shumë të vështirë, sepse kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz.
Kemi ndërruar shumë vende. Nuk ka qenë e lehtë me të thënë të drejtën, por i jemi përshtatur punës së babait se ka qenë e domosdoshme që ne të shkonim ku të shkonte ai me punë”,- tregoi Lori.
Por kalimi nga një vend në një tjetër, e ka ndihmuar shumë këngëtaren, siç ajo vetë ka treguar.
“Unë kam pasur fatin të prek shumë nga trevat shqiptare, që do të thotë në Shqipërinë jugore, të mesme, në atë të veriut. Kjo në fakt më ka ndihmuar shumë në jetë, për shumë arsye dhe për shumë gjëra”,- rrëfeu Lori.