Lidhja e re dhe marrëdhënia me Norën, flet Robert Berisha
Robert Berisha pas ndarjes nga Nora Istrefi duket se ka nisur një histori të re dashurie.
Gjatë një interviste në Top Albania Radio ka pranuar se është në një lidhje.
“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, u shpreh këngëtari.
Pyetjes nëse ka plane për dasmë, iu përgjigj: “Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse partnerja më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë.
Nga një kerkkim në rrjetin social Instagram të Robert Berishës rezulton se partnerja e tij është modelja, Laureta Macedonci.
Përsa i përket marrëdhënies me NOrën me të cilën kanë edhe një vajzë, këngëtari është shprehur:
“Raportet kanë qenë gjithmonë të mira edhe do të vazhdojnë kështu. E kam thënë disa herë, edhe nëse nuk do të ishte Renee, mos të ishte vajza, nuk është mirë të zihesh me dikë sidomos me dikë që ke jetuar 13 vjet dhe që është nëna e fëmijës tënd. Kemi shfrytëzuar rastin që Renee ka qenë me pushime, e dërguam të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit ne Disney Land dhe jemi kënaqur shumë.”