Sorry, no posts matched your criteria.

“Lë gjurmë si anije kozmike” – Kometa 3I/ATLAS shton sërish dyshimet për alienë

Në disa imazhe të fundit që u morën nga objekti ndëryjor 3I/ATLAS që po “çmend” shkencëtarët këto javë, janë vënë re disa bishta të pazakontë dhe të rrallë, 1 prej të cilave e drejtuar nga dielli.

Sipas profesor Abraham Avi Loeb i Universitetit të Harvardit, ato në fakt mund të jenë gjurmët që lënë motorët e një anijeje kozmike në lëvizje në zemër të sistemit diellor, një hipotezë kjo që ai mbron prej kohësh bazuar në disa anomali të vëzhguara rreth asaj që identifikohet si kometë.

Gjithësesi, bazuar në studimet e deritanishme, për shumicën e ekspertëve 3I/ATLAS është thjesht një kometë aliene, pra që vjen nga jashtë sistemit tonë diellor. Sipas tyre, këto “bishta të shumëfishtë” të vëzhguar së fundmi mund të jenë si pasojë e kalimit në pikën më të afërt të kometës me diellin të ndodhur më 29 tetor. Ka qenë pikërisht rritja e temperaturës që ka shkaktuar këto gjurmë, edhe pse profesor Avi Loeb vazhdon ta kundërshtojë këtë teori.

Imazhet e fundit të 3I/ATLAS janë marrë nga një teleskop nga Italia, pasi këto ditët e fundit kometa aliene mund të vëzhgohet më lehtësisht nga Europa, edhe me një teleskop amator.

Realizuesit e fotove të mrekullueshme të kometës aliene janë Michael Jäger, Enrico Prosperi dhe Gerald Rhemann, ekspertë që cilësohen si “gjahtarë kometash” dhe autorë fotografish të rralla.

Mesa duket, vepra e tyre e fundit ka ndezur sërish debatin për objektin ndëryjor që ka vënë përballë ata që mendojnë se është thjesht një kometë si gjithë të tjerat, ndaj atyre që besojnë se ky objekt fsheh më shumë se thjesht minerale, akull dhe zjarr…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com