Kush është më e pasura dhe më e “varfra” e familjes Kardashian
Antarët e kësaj familje janë prindërit, Kris dhe Caitlyn dhe fëmijët e tyre Kim, Khloé, Kourtney, Kylie, Kendall dhe Rob kanë një pasuri më të madhe se prodhimi kombëtar bruto i dhjetëra vendeve.
Po ju sjellim rënditjen nga më i pasuri tek më i “varfëri” nga anëtarët e familjes.
Kim Kardashian: 1 miliard dollarë
Revista Forbes e vendosi atë në listën e miliarderëve. Pasuria e saj është për shkak të shfaqjes së famshme, por ky ishte vetëm fillimi. Kim Kardashian tani ka kompaninë e saj të kozmetikës dhe veshjeve.
Kylie Jenner: 700 milion
Pasuria e saj e ka burimin nga televizioni, por kryesisht nga kompania e saj e kozmetikës që ka revolucionarizuar shitjet në internet.
Kris Jenner: 190 milion
Paratë e saj vijnë kryesisht nga përqindjet që merr nga gjithçka që bëjnë fëmijët e saj.
Caitlyn Jenner: 100 milion
Aktivitetet e saj të ndryshme si atlet dhe jo vetëm e bënë atë të pasur: Nga Lojërat Olimpike te bashkëpunimet e saj tregtare. Ajo u shfaq në shfaqjet televizive, krijoi një bandë produktesh dhe publikoi një libër për jetën e saj.
Khloe Kardashian: 50 milion
Ajo ka gjetur sukses në shumë projekte të ndryshme, por ata nuk kanë arritur në stadin ku janë motrat e saj.
Kourtney Kardashian: 45 milion
Nëna e tre fëmijëve ka të ardhura nga llogaria e saj personale në Instagram pasi kërkon të paktën 100,000 dollarë për të bërë një postim të sponsorizuar.
Kendall Jenner: 45 milion
Në vitin 2017, Forbes e renditi atë në mesin e modeleve më të paguara në botë, duke lënë mënjanë Gisele Bundchen, e cila ishte e para për më shumë se një dekadë. Atë vit Kendall arriti në 22 milion nga pasarelat, editorialet dhe bashkëpunimet e markave dhe arriti t’i shpërndajë ato gjatë viteve.
Rob Kardashian: 10 milion
Së bashku me paraqitjet e tij në televizion, ai krijoi kompaninë e tij të quajtur Arthur George. Kohët e fundit, ai nisi salcën e tij.