Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zyrtarisht të martuar
Travis Barker dhe Kourtney Kardashian u fejuan në tetor të vitit 2021. Së fundmi, sipas një burimi të afërt për “People” raportohet se ata janë martuar të dielën që lamë pas.
Ylli televiziv i “Keeping Up With The Kardashians” dhe bateristi u martuan ligjërisht në Santa Barbara, ku të pranishëm ishin disa miq dhe anëtarë të familjes.
“Ata duhej të martoheshin ligjërisht përpara dasmës së tyre të madhe, e cila do të ndodhë shumë shpejt”, thotë burimi për “PEOPLE”. “Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”, vijoi më tej burimi.
Kardashian, 43 vjeç dhe Barker, 46 vjeç, u fejuan në tetor të vitit 2021 në plazh në Montecito, Kaliforni. Dyshja kishin qenë në lidhje për më pak se një vit ku më pas Barker u ul në gjunjë duke i propozuar Kourtney-t.