Sorry, no posts matched your criteria.

Të gjithë dyshojnë se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë sërish bashkë

Nëse Donald Veshaj u klasifikua si personi më i kërkuar në Google për vitin 2021, bashkë me Bora Zemani ata bëjnë ciftin më të komentuar të vitit të fundit.

Sytë e publikut janë gjithnjë gati për të kapur detaje nëse ata janë të ndarë apo bashkë qëprej bujës së “Big Brother Vip Albania”.

 Shumë fansa kanë kërkuar herë pas here rikthimin e tyre por së fundmi Kryefjala.com bën me dije se dyshja janë bashkë. Sipas Kryefjala.com, Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka patur në Kosovë.

Dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë. Sipas “Kryefjala” në kufi janë regjistruar në të njëjtën kohë në regjistrin elektronik ndërsa në një makinë shoqëruese ndodhej Romeo Veshaj dhe Elgit Doda.

Kujtojmë që Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo rikthim me Donaldin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com