Sorry, no posts matched your criteria.

Kishte 1 vit që kishte vdekur në shtëpi, komunikimi i fundit ishte me ChatGPT!

Historia e trishtë e Charlotte Leader i ka prekur të gjithë në Britaninë e Madhe.

23-vjeçarja kishte humbur jetën prej 1 viti, askush nuk e kishte kuptuar fatin e saj tragjik dhe para se të vdiste i kishte kërkuar ndihmë ChatGPT-së.

Ajo u gjet e pajetë nga policia në shtëpinë e saj në Bolton të Anglisë dhe sipas mediave atje, është ndarë nga jeta që në gusht të vitit 2024. Bazuar në dëshmitë që kanë dhënë familjarët, Charlotte vuante nga çrregullimet në të ngrënë, por mesa duket asnjë prej tyre nuk u shqetësua mjaftusheëm që të mbetej në kontakt me vajzën e re. Sipas burimeve, marrëdhënia mes Charlotte dhe familjarëve të saj u përkeqësua në shtator të vitit 2021.

Bazuar në analizat e bëra dhe në kontrollet në telefonin e saj, janë zbuluar mesazhet e Charlottes me ChatGPT, me të cilën duket se komunikonte vazhdimisht.

“Më ndihmo, shkova për të marrë diça për të ngrënë.” – i ka shkruar 23-vjeçarja Chat GPT-së.

“Nuk më dukesh shumë e bindur me idenë për të marrë ushqim.” – ia kthen ChatGPT.

“Pikërisht ushqim nuk dua, është frustruese.” – i përgjigjet Charlotte, çka në fakt tregon shumë për gjendjen e saj. Pas hyrjes në apartament, forcat e rendit nuk kanë gjetur aty asnjë shenjë dhune apo ndonjë anomali të ngjashme. Nuk janë gjetur as gjurmë droge që mund të lidheshin me idenë e vetvrasjes. Bazuar në rindërtimin e muajve të fundit të jetës nga autoritetet, e reja vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte larguar nga shërbimet sociale dhe refuzonte kontaktet me ta, duke shtuar këtu edhe faktin që me familjen nuk kishte më komunikim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com