Kina dërgon 4 satelitë të monitorimit të mjedisit në hapësirë
Kina dërgoi katër satelitë të rinj në hapësirë për monitorimin e mjedisit ekologjik.
Raketa bartëse Long March 2-D e ndërtuar në mënyrë autoktone barti satelitin Beijing-3 dhe tre satelitë të tjerë në orbitë nga Qendra e Lançimit të Sateletivë Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës veriore, njoftoi gazeta kineze “Daily”.
Ky është misioni i 373-të i fluturimit të serisë së raketave Long March.
Satelitët do të përdoren për monitorimin e mjedisit ekologjik, parandalimin e katastrofave dhe përmirësimin e kapacitetit të furnizimit të të dhënave satelitore me rezolucion të lartë.
Ndërkohë, Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës lëshoi fotografi të reja të bëra nga roveri i parë i Kinës në Mars, Zhurong.
Fotografitë tregojnë flamurin kombëtar kinez në Mars, panoramën e vendit të uljes, peizazhin e Marsit dhe një “selfie” të roverit me platformën e uljes.// AA