Sorry, no posts matched your criteria.

Kim Kardashian dështoi në provim: Ëndrra për avokate gjithnjë e më larg

Një ëndërr që mund të mbetet thjesht si një e tillë. Kim Kardashian dhe dëshira e saj e madhe për t’u bërë avokate e të drejtave të njeriut, duket tepër larg tani.

Në një klip të shkurtër, Kim, ka treguar se ka dështuar në një provim të avokatisë.

Ajo i shpjegoi audiencës më pas se aktualisht po ndjek një program 4-vjeçar të shkollës juridike, duke shtuar se e ka të vështirë të marrë një provim, që duhet bërë fill pas përfundimit të vitit të parë.

“Kam dëgjuar që kjo është shumë më e rëndë se ajo zyrtare gjyqësore”, tha Kim në klip.

Jessica Jackson, një mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe bashkëthemeluese e organizatës “Cut 50”, në të cilën Kim bëri praktikën e saj, shpjegoi se i duheshin 560 pikë për të kaluar, dhe ajo mori 474.

“Është një rezultat i shkëlqyeshëm prove që njerëzit nuk e marrin fare në mes të një pandemie,” tha Jackson.

Sidoqoftë, Kim nuk ishte e kënaqur me pikët që fitoi.

“Unë jam një humbëse”, tha ajo duke shpjeguar se kalonte 10 deri në 12 orë në ditë duke studiuar për një provim të tillë për gjashtë javë.

“Fakti që tërë atë kohë e kam kaluar larg fëmijëve. Tani nuk mund të kushtoj aq shumë, nuk kam kohë”, pranon Kim në fund.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com