Këngëtari i njohur flet hapur për betejën ndaj shëndetit mendor: Kam dashur të vras veten, krijova varësi ndaj alkoolit
Këngëtari mjaft i njohur për publikun, Liam Payene, ka folur për herë të parë për betejën e tij me shëndetin mendor.
Në rrëfimin e tij, ish-ylli i “OneDirection” ka zbuluar se kishte menduar edhe vetëvrasjen.
“Unë ende ndihem si fëmijë në shumë mënyra. Nuk ka asnjë lidhje midis parave dhe lumturisë. Është një mit. Paraja është aftësia për t’u çlodhur në gjëra të caktuara.”, tha këngëtari i famshëm, i cili ka shtuar se iu rikthye veseve të këqija gjatë izolimit dhe se u bë i varur nga alkooli.
“Unë kisha frikë deri në dy muajt e mëparshëm. Besoj se shumë njerëz kishin këtë lloj faktori identik, alkoolin”, tha ai.
Ndërsa kujtojmë se një ditë më parë, këngëtari konfirmoi gjithashtu dhe ndarjen nga e fejuara pas disa muajsh.