Sorry, no posts matched your criteria.

“Ke bërë magji për të fituar ndeshjet!” – Legjenda e tenisit Serena Williams rrëfen akuzat e habitshme

Serena Williams, ajo që konsiderohet si tenistja më e mirë e të gjitha kohërave, rrëfeu në podcastin e saj “Stockton Street” se një kundërshtare e dikurshme kishte disa teori të çuditshme rreth arsyeve të dominimit të saj në fushë.

“Gjëja më e çmendur që kam dëgjuar ndonjëherë për mua është se kam bërë magji të zezë, pasi munda një kundërshtare shumë kollaj. Pikërisht ajo nxorri këtë teori,” – i tha fituesja e 23 turneve madhorë të tenisit, motrës së saj Venus Williams dhe të ftuarës së tyre Ciara.

Nga ana e vet, Venus ka një tjetër teori: sipas saj ka qenë pikërisht sportistja kundërshtare ajo që në fakt ka kontaktuar një “magjistare” për të mundur Serenën, por asnjëra prej tyre nuk tha emrin e ish-koleges.

Nga ana tjetër, këngëtarja Ciara ka treguar një nga gjërat më të çuditshme që i janë thënë.

“Nuk mund të bësh gjithçka do, duke qenë edhe mama.” – ishte fraza që i është thënë Ciaras, e cila është mama e 4 fëmijëve tashmë. Kjo frazë është pritur me habi dhe humor nga personazhet prezentë në podcast, a thua se ishte një gjë negative fakti që Ciara është mama.

Ndërkohë, që nga momenti që është tërhequr nga sporti i tenisit, e vetmja “magji” që po bën Serena Williams ka të bëjë me kujdesin ndaj shëndetit të saj, duke rënë më shumë se 14 kilogramë nga pesha. “Ndihem shumë mirë dhe e shëndetshme. Ndihem e lehtë fizikisht dhe e lehtë mendërisht.” – shprehet 44-vjeçarja amerikane.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com