Kanye West nuk flet më me Kim Kardashian që pas divorcit
Disa javë më parë, lajmi se Kim Kardashian dhe Kanye West u divorcuan u përhap shumë shpejt. Të gjitha mediat flisnin për këtë gjë dhe në letrat e divorcit thuhej se arsyeja ishin “diferencat e papajtueshme”.
Mësohet se dyshja nuk flet më pas divorcit të tyre, pasi reperi ka ndryshuar edhe numrin e tij të telefonit dhe i tha asaj se mund të kontaktojë vetëm përmes sigurimit të tij.
Një burim ekskluzivisht për “Page Six” tha se Kanye, u shkëput nga Kim, madje edhe para se të bënin kërkesë për divorc”.
Burimi shtoi se dyshja akoma bashkë-prindërojnë, dhe Kanye i viziton fëmijët në shtëpi, por kur Kim nuk ndodhet aty.
“Edhe para se Kim të paraqiste kërkesën për divorc, Kanye ndryshoi numrat e tij dhe tha, ‘Ju mund të kontaktoni me mua përmes sigurimit tim. Ajo largohet nga shtëpia dhe Kanye shkon rri me fëmijët.”, u shpreh burimi.
Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.