Sorry, no posts matched your criteria.

“Kanë vetëm dy këngë bastarde”, Erik Lloshi reagon ashpër ndaj artistëve të rinj

Erik Lloshi, i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Abc e Pasdites”, ai tha se shumë këngëtarëve të famshëm u bëhen hapur vjedhje dhe asnjëri nuk flet. Eriku tregoi se ka shumë këngëtarë të rinj, me vetëm dy këngë, që këndojnë në lokale të ndryshëm dhe përfitojnë në kurriz të emrave të mëdhenj.

“Vjen dikush del nga hiçi dhe merr një çmim më të lartë se sa ne dhe këndon dy këngë, që nuk janë as këngë, por më fal për shprehjen janë bastarde komplet dhe në fund këndon këngën e Valbonës, Aurelës, të Anxhelës, të miat. Në bazë të kësaj kjo është një vjedhje e hapur dhe asnjë nga ne nuk ndihet. Ai shkon fiton në kurrizin tonë. Mund të bësh covera, por nuk fiton. Kur merren të drejtat autoriale në Youtube lekët i kalojnë atij që ka bërë këngën dhe jo atij që bën coverin. Kur dikush nuk vlen për këtë gjë, atëherë unë bëhem shumë nervoz”, u shpreh Eriku.

Më herët Eriku ju bëri thirrje të gjithë këngëtarëve ne emër që mos të shkojnë për të performuar në vendet ku performojnë edhe këta “këngëtarë të rinj”, që sipas tij janë hajdut.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com