Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Lopez fshin përfundimisht Ben Affleck nga zemra dhe nga… trupi!

Media të ndryshme amerikane të showbizit tregojnë se tashmë disa muaj pas ndarjes (së radhës), Jennifer Lopez ka mbuluar tatuazhin e saj të famshëm të dedikuar ish-bashkëshortit, aktorit Ben Affleck.

Këngëtarja dhe aktorja e kishte realizuar tatuazhin me rastin e ditës së Shën Valentinit në shkurt të vitit 2023, që kishte pamjen e një simboli të pafundësisë, me emrat e të dyve në brendësi.

Gjithësesi, ajo nuk e ka fshirë plotësisht tatuazhin, por e ka modifikuar atë.

Sipas burimeve, JLo e ka mbuluar emrin e Affleck duke dizenjuar mbi të një shpend të llojit kolibër. Por ky nuk ka qenë i vetmi tatuazh që këngëtarja ka bërë dedikuar marrëdhënies së saj, pasi ajo kishte bërë edhe një tatuazh me dy shigjeta të kryqëzuara që mbanin inicialet “J” dhe “B”.

Mesa duket, ribashkimi me aktorin e ka bërë Lopez të ndihet shumë entuziaste për këtë histori të ringjallur dashurie, që siç dihet tashmë, sërish përfundoi.

Kjo gjë ka ngjallur edhe reagimin e shumë ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët me ironi dhe humor janë shprehur se vendosja e emrit të partnerit në trup nuk është një ide shumë e mirë.  

Kujtojmë se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u ribashkuan në vitin 2021, u martuan në 2022-shin dhe u ndanë zyrtarisht pasi Lopez kërkoi divorcin në gusht të vitit 2024.

Edhe pse u ndanë prapë, ata nuk bënë deklarata të rënda ndaj njëri-tjetrit, çka largoi zërat e ndonjë skandali dhe i la vend vetëm “mospërputhjes së karaktereve”. Pavarësisht historisë së trazuar, dyshja u shfaq së fundmi bashkë në premierën e filmit “Kiss of the Spiderwoman”, në New York.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com