Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, zyrtarisht të ndarë!

Prej kohësh, lajmi se Jennifer është ndarë nga Alex mori dhenë.

Shumë burimë “të sigurta” thanë se ato janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri dhe pse kjo ishte e habitshme pasi dyshja nuk i kishte fshirë fotot që kanë së bashku.

Ata e mohuan këtë lajm, por tani mbas kaq shumë kohësh konfirmojnë ndarjen.

Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- është shprehur dyshja.

Disa burime kanë konfirmuar më herët për “E!News” se çifti i famshëm i Hollyëood-it i kanë dhënë fund marrëdhënies,teksa të gjithë prisnin që ata të martoheshin. 

Ky lajm erdhi i papritur për fansat, sepse dyshja bën postime plot dashuri për njëri-tjetrin në Ditën e Shën Valentinit dhe u shfaqën bashkë në Super Boël në muajin shkurt.

Gjithashtu, Alex Rodriguez është shprehur më herët se shpresonte që këtë vit do të martohej me Jennifer, duke qenë se ata shtynë dasmën e tyre për shkak të pandemisë. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Jennifer Lopez për “Elle”, por ajo shtoi se ata nuk kanë pse të nxitohen për martesë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com