“Je i fëlliqur”, Sara shpërthen ndaj Princit
Dje në “Për’puthen” ishte takimi i Princit dhe Aristelës. Ata folën për shumë gjëra dhe një nga këto ishte dhe takimi i fundit i Princit që ishte me Jasminën.
Kur të gjithë menduam që ishte një nga takimet më të bukura të bëra dhe që të dy ia kishin kaluar mirë me njëri-tjetrin, Princi na habiti me deklaratën e tij.
Ai tha se takimi me Jasminën i ka lënë një shije e keqe. Normalisht nuk kishte si të mungonte reagimi i Jasminës, por ndërhyn dhe Sara me Antonelën.
“Ça është ajo është i shpifur, si mund ta thuash ashtu”, u shpreh Jasmina.
Ndërsa Princi tha se është ndjerë shumë keq për shkak të Jasminës, sepse ajo i dha një puthje në buzë Andit në ditën e takimit të tyre.
Gjithashtu Princi u përplas edhe me Sarën dhe për këtë arsye ai u largua nga studioja. Princi i tha Sarës se ata të dy nuk mund të dalin kurrë bashkë, sepse ai nuk ka makina luksoze ashtu siç do ajo.
“Unë nuk të kam ardhur nga mbrapa dhe nuk do të vij kurrë nga mbrapa, sepse unë nuk kam Maserati nuk kam Porsche, nuk kam një kushëri të famshëm, sepse ti këta tipa preferon. Ti je sipërfaqësore, materialiste”, u shpreh Princi.
“Nuk të vjen turp se ti edhe kësaj tjetrës kështu i the puntatën e kaluar që e do për pasaportën amerikane. Më mirë të jem materialiste se të jem zhigolo si puna jote që ta paguajnë takimin me helikopter. Nuk e ka paguar ai takimin, e di vetë ai kush e ka paguar”, ju kthye Sara.
Pas këtij debati të ashpër, Princi u largua menjëherë nga studio.
Ky debat u diskutua edhe ditën e sotme në mënyrë që konkurrentët të sqaroheshin mirëpo e kundërta ndodhi pasi situate degradoi në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Princi: Nuk doja të dilja nga vetja, dola mjaftueshëm dhe nuk doja që t’i jepja Shqipërisë atë që nuk jam. pjesa më acaruese ishte që nuk po më lihej fjala. e preka mjaftueshëm se më preku mjaftueshëm. I them bravo gocave që ia arritën qëllimit.
Princi: E vërteta është që unë jam një student që kam dalë nga bankat e shkollës, një miku i kunatit tim e bëri të mundur pjesën e pagesës, por shkuam vonë ai ishte i acaruar e na tha nuk bëhet dhe u mundësia nga shoqja e Jasminës e cila e njihte e ia mbushi mendjen.
Princi: Unë do ta lë me kaq.
Princi: Sara është një gocë që i ka premtuar edhe një mikut tim për një takim dhe ajo nuk ka pranuar.
Princi: Shqipëria e di kush është ajo.
Sara: Më vjen turp që po flas me këtë lloj njeriu.
Princi: Po e lemë me aq nuk dua ta zgjas.
Sara: Unë nuk e duroj dot këtë përballë meje.
Sara: Je i fëlliqur, më shpifesh nuk të shoh dot përballë meje.
Princi: Të kërkoj falje.
Sara: Ajo që del me ty nga këto unë i vë vizën.