Sorry, no posts matched your criteria.

Jacuzzi, pishinë dhe palestër, supervila e Ronaldos në Angli

Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë vendosur në një vilë luksoze pas rikthimit të tij në Manchester United. Pasditen e së enjtes, ata mbërritën në shtëpinë e re me 7 dhoma.

Prona luksoze ka një palestër me teknologji të lartë, pishinë dhe xhakuzi, në mënyrë që Ronaldo të stërvitet edhe në shtëpi. Klubi i Manchester United, i ka siguruar sulmuesit një ekip sigurie prej gjashtë personash që do të ruajë vilën luksoze gjatë gjithë kohës.

Ronaldo do të qëndrojë 5 ditë në karantinë para se të shkojë në stërvitje dhe të takohet me futbollistët e tjerë të ekipit të mërkurën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com