Ja cila ka qenë zgjidhja më e mirë për Demin pas ndarjes nga partneri
Demi Lovato është një nga këngëtaret më të suksesshme në botë. Ajo shpesh është kryefjala e mediave rozë për shkak të jetës private.
Mirëpo këngëtarja ka rrëfyer diçka për të gjithë fansat e saj. Ajo ka treguar se kur është ndarë nga ish-partneri ka gjetur kurën më të mirë: Ka jetuar me shoqen e ngushtë në një shtëpi.
Së fundmi, këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “The Drew Barrymore Show”, ku zbuloi se aktualisht po jeton me shoqen e saj të ngushtë pasi i dha fund fejesës me Max Ehrich.
“Po jetoj me një nga shoqet e mia më të mira. Unë isha e fejuar me një person dhe jetoja me të. Dhe atëherë mendoja ‘Nuk është kjo jeta për mua’. Dua të kënaqem dhe të jetoj me miqtë e mi. Le ta normalizojmë këtë gjë”, u shpreh Demi Lovato.
Më pas ajo kujtoi një ngjarje, për të treguar se çfarë do të thotë të jetosh me shoqen e ngushtë.
“Erdha në shtëpi një ditë pasi kisha bërë intervista dhe set fotografish. Dhe pasi u ktheva në shtëpi më tha shoqja ‘Pra, Demi ke bërë vetëm gjëra yjesh sot ë? A do të bësh diçka si njeri normal? I thashë ‘Po, kjo është ajo që dua!’. Më pas vendosëm Gray’s Anatomy dhe The Ëalking Dad”, tregoi këngëtarja.