Sorry, no posts matched your criteria.

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone veriore

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone pranë lumit ‘Po’, të përballura me thatësirën më të ashpër në 70 vjet, e vendosi të ndajë për to disa fonde emergjence. 

Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardy, Piedmont dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjence për zbutjen e krizës që ka shktkuar atje mungesa e ujit. Një sërë zonash kanë nisur tashmë kufizimet në furnizim, teksa vendi po përballet me një valë të nxehti jashtëzakonisht të hershme të nxehti dhe mungese të reshjeve.

“Shpallja e gjendjes së emergjencës synon menaxhimin e situatës aktuale përmes marrjes së masave të jashtëzakonshme, të cilat do të vazhdojë nëse gjendja nuk përmirësohet”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Thatësira kërcënon më shumë se 30 për qind të prodhimit bujqësor kombëtar dhe gjysmën e fermave në zonat e prekura. PO është lumit më i gjatë i Italisë, e shtrihet për më shumë se 650 km. Fermerët në Luginën e tij thonë se tani uji i kripur i detit po depërton në lumë, duke shkatërruar të mbjellat.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com