Ishulli i Sazanit në flakë, zjarrfikës e forcat e ushtrisë luftë me zjarrin
Po mbushen tashmë 24 orë që kur i identifikua vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit.
Mbi 80 efektivë të ushtrisë, zjarrfikësve dhe zonave të mbrojtura kanë punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit por nuk kanë arritur dot ta vendosin në kontroll ende.
Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë.
Megjithatë operacioni vijon ende për shuarjen e flakëve.