Ish-konkurrentja e “Përputhen” flet për ish-bashkëshortin: 12 vjet dhe nuk e desha kurrë
Lindita Bimi ishte e ftuar së fundmi në programin “Abc e Pasdites”, për martesën dhe pohoi se ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte e martuar me shkuesi, ishte i alkoolizuar dhe se forca më e madhe për ta kaluar këtë situatë të vështirë ishin djemtë e saj.
“12 vite bashkëjetesë me një njeri që nuk e kam dashur. Kam qenë e detyruar të themi dhe prindërit e mi pak fanatik më thonin “hë se do ndryshoj’ sepse ka qenë dhe alkolist. Por ai nuk ndryshoi kurrën e kurrës. Unë s’mund të rrija gjatë gjithë jetës sime me atë mentalitet. Aty pastaj thashë stop… mua më iku gjithë rinia në atë kohë kot se unë jam martuar e vogël me shkuesi, jo me dashuri”.
Ajo shtoi se ka humbur rininë, të cilën e ka filluar sërish pas ndarjes me të. Duke qenë një personazh i lirë, pa komplekse, personazh që ka mposhtur mentalitetin shqiptar, ajo the se për këtë ishte perzgjedhur edhe si personazh i një reviste të huaj, ku flet për tabutë.