Ingrit Gjoni flet për marrëdhënien me Çiljetën/A vazhdon akoma miqësia e tyre?!
Dy mikeshat, Ingrit Gjoni dhe Çiljeta nuk po shihet më bashkë si dikur dhe kjo është bërë shkak që të qarkullojnë zëra se miqësia e tyre dhe mund të jetë prishur.
Së fundmi, Ingriti ka qenë e ftuar në “Fermë” ku ka folur për këtë temë.
Ajo tha përkundër thashethemeve miqësia e tyre mbetet e paprekur prej 20 vitesh.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Rezultoi shoqe shumë e mirë 20 vjet, prandaj e mbaj akoma me fanatizëm shoqërinë. Çiljeta është si shpirt dhe bëhemi bashkë për të nxjerr kalamajtë”, u shpreh Ingriti.