Sorry, no posts matched your criteria.

Horoskopi i datës 5 Mars 2021

Dashi
Sot do të jetë një ditë jo fort e këndshme. Në dashuri do të ndiheni të nënshtruar, ndoshta prej disa situatave që ju kanë ndodhur kohët e fundit.
Ndërsa në punë gjërat do të shkojnë mirë, por do të kesh disa ngarkesa.
Gjithçka në fund të ditës do të jetë në rregull dhe ju do të jeni më të qetë.

Demi
Do të jetë një ditë plot emocione si në dashuri ashtu dhe në punë.
Në dashuri do të ndjeni ndjesi të reja dhe të forta, ndërsa në punë do të ndiheni të emocionuar për shkak të një ngritje në detyrë.
Ndikimi i Hënës do të jetë positive.

Binjakët
Edhe nëse gjërat nuk po shkojnë siç duhet me partnerin tuaj dhe mund të ndodhi ndonjë shkëputje nuk duhet të shqetësoheni. Një e ardhme e bukur ju pret.

Gaforrja
Një dashuri e re po ju pret! Do të ndiheni shumë entuziaste sepse keni kohë pa ndjerë emocionet e dashurisë.
Në punë duhet të jeni më optimist sepse çdo gjë do të shkojë mirë.

Luani
Sot do të jetë një ditë paksa e luhatur si në dashuri ashtu dhë në punë.
Në dashuri sepse ndoshta do të ndiheni si vetëm, sikur diçka nuk po shkon siç duhet, ama në fund të ditës çdo gjë do të jetë perfekte.
Ndërsa përsa i përket punës mund të ndiheni pak të mërzitur për shkak të ndonjë vonese ose të ngarkesës së madhë që do të keni.

Virgjëresha
Një ditë e qetë, plot dashuri. Për të gjithë të dashuruarit sot do të jetë një ditë e bukur me supriza, ndërsa ju beqarët do të keni takime të reja me person të ri.
Në punë duhet të ruani qetësinë dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Peshorja
Një ditë reflektimi ju pret! Sot do të reflektoni si në anën e dashurisë ashtu dhe në anën e punës.
Duhet të tregoni kujdes në punë, veçanërisht kur bëhet fjalë për para.

Akrepi
Sot do të ndiheni të qetësuar pas një jave të ngarkuar dhe të lodhur si mendërisht ashtu dhe fizikisht.
Për të gjithë personat që janë duke kërkuar një punë, lajme të mira i presin.

Shigjetari
Sot mund të ndjeni emocione të bukura si rezultat i një mundësi të re. Duhet ta shkrytëzoni si mundësi sepse është diçka që të vjen një herë në jetë.
Ndërsa përsa i përket punës në të cilën ndodheni tani e keni me mëdyshje për ta vazhduar apo jo, pra do të jetë dhe një ditë reflektimi.

Bricjapi
sot do të keni Venusin në krahun tuaj, por Hënën do ta keni kundër. Duhet të mundohuni të ruani ekuilibrin si në  punë ashtu dhe në dashuri sepse çdo gjë sot varet nga ju.

Ujori
Duhet të tregoheni më të matur për çdo fjalë që do të thoni sot sepse mund të lëndojnë dikë.
Në punë çdo gjë po shkon mirë dhe mund të keni një ngritje në detyrë.

Peshqit
Një ditë, ku çdo debat që keni pasur në dashuri do të zgjidhet sot. Pas gjithë këtyre debateve dhe reflektimeve, sot do t’ia kaloni vërtetë shumë mirë nën prezencën e partnerit/es tuaj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com