Hailey paska një tatuazh për të cilin është penduar
Hailey kurorëzoi lidhjen e saj me Justin Bieber në vitin e 2018-të dhe asaj kohe u komentuan shumë për faktin që u martuan të rinj.
Ata ishin të sigurt te dashuria e tyre kështu që nuk kishte asnjë problem se ccfarë mendonin të tjerët.
E ftuar për një intervistë për “Elle”, ajo tregoi më tepër për jetën e saj si dhe për disa tatuazhë që ka.
Modelja tregon tatuazhin i cili s’i pëlqen ta ketë më në trupin e saj.
Bëhet fjalë për një skicë pistolete në pjesën e brendshme të gishtit.
“Si 18-vjeçare, mendoja se dukej bukur. Por tani që jam 24 vjeç nuk do ta bëja kurrë. Mendoj se armët janë të dhunshme,” u shpreh ajo.