Hailey Bieber zbulon sekretin e marrëdhënies me bashkëshortin
Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey, është një ndër modelet më të njohura të industrisë së modës, por edhe një besimtare e krishterë.
Së fundmi, Bieber foli me aktoren, komedianen dhe autoren Yvonne Orji dhe zbuloi kufijtë që nuk i kalon dot për shkak të fesë, shkruan “Daily Mail”.
“Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të jesh në këtë industri duke qenë besimtare,”– i tha Bieber, Orji-t, duke shtuar se ajo kishte frikë se disa prej fotove të saj, ku i duhet të tregojë më shumë lëkurë dhe të dalë me të brendshme, do të marrin reagime nga të krishterët e tjerë që nuk do ta etiketojnë atë si “modeste”.
“Unë kam takuar njerëz të krishterë që janë super gjykues dhe më kanë bërë të ndihem sikur jam një person i keq, sepse nuk e jetoj jetën time ashtu si ata mendojnë se duhet ta jetoj jetën time.
Dhe unë u ndjeva çuditshëm kur postoja disa fotografi të vetes sime ose mendoja se si njerëzit në kishë do ta shohin këtë gjë. ‘Po bëj diçka keq? A po jap një shembull të keq?’ Dhe përgjigjja është jo,” – tha Bieber.
Bieber shtoi se ajo ka ardhur në një pikë që ka kuptuar se kufiri i saj janë fotot nudo.
“Unë mendoj nuk do të doja të fotografohesha ndonjëherë nudo, por e respektoj çdo grua që është komode duke e bërë atë gjë,” -tha ajo.
Hailey vuri në dukje se besimi i saj dhe bashkëshortit, Justin, është gjëja kryesore ku bazohet marrëdhënia e tyre.
“Nëse nuk do të kishim atë (besimin), nuk do të ishim këtu. Ne as nuk do të ishim së bashku”, -tha ajo.