Sorry, no posts matched your criteria.

Hailey Bieber nuk do pozonte kurrë nudo dhe e dini pse?

Hailey Bieber nuk do të pozonte kurrë nudo e madje nuk do e merrte fare në konsideratë një ofertë të tillë! 24-vjeçarja zbuloi këtë gjë gjatë një bisede me aktoren Yvonne Orji teksa ishin duke diskutuar për besimin e tyre të krishterë dhe kufijtë që i kanë vendosur vetes.

“Ti je aktore. Je në një film ku ke një skenë seksi dhe bën gjëra që shumë njerëz të krishterë do thoshin ‘Ok, ti nuk je e krishterë e vërtetë, sepse po bën skena seksi dhe po bën këtë gjë’. Në të njëjtën mënyrë ndonjëherë edhe për punën time, unë duhet të tregojë lëkurë ose të fotografohem me të brendshme. Dhe njerëzit më shohin dhe thonë ‘Epo ky nuk është prezantim i mirë, sepse ti nuk je modeste dhe nuk je kështu apo ashtu”, u shpreh Hailey.

Modelja ka pozuar me bikini për disa marka të njohura si Yves Saint Laurent, Moschino dhe Dior.

Yvone tha se ajo nuk do i zbulonte kurrë plotësisht gjokset e saj para kamerave dhe Hailey tregoi se i ka vendosur vetes po ashtu kufij të ngjashëm.

“Edhe unë mendoj që nuk do të dua kurrë që të më fotografojnë nudo”, tha Hailey, por shtoi se respekton çdo grua që ndihet komode me këtë gjë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com