Habit Justin Bieber: Edhe 1 sekond po mendove për tjetrën, quhet tradhti!
Në një komunikim të drejtpërdrejtë në profilin e tij në platformën “Twitch”, këngëtari Justin Bieber ka dhënë këndvështrimin e tij interesant në raport me dashurinë dhe tradhtinë.
Në videon që tashmë është bërë virale dhe qarkullon në rrjet, ndjekësit janë surprizuar për mendimin e kanadezit rreth tradhtisë, duke marrë parasysh që ai është rritur në një ambient aspak “normal”, mes personazheve të famshëm shpeshherë të përfolur për marrëdhëniet e tyre aspak të qëndrueshme.
Sipas Bieber, edhe po të mendosh për një vajzë tjetër ndërkohë që je në një marrëdhënie, është njësoj si tradhtia fizike.
“Nëse mendon me epsh për një grua tjetër, është njësoj si ta bësh atë në të vërtetë; është shkelje e kurorës!” – është shprehur Bieber, teksa qëndron krah shokëve të tij të diskutimit.
“Është e njëjta gjë, edhe sikur të të shkojë në mendje për 1 sekond.” – ka shtuar këngëtari kanadez, deklarata e të cili ka kuriozuar të pranishmit, por ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij, të cilët nuk i kanë kursyer komplimentet për të, duke e cilësuar një burrë të maturuar.Gjithësesi, ndër komentet kishte dhe nga ata që nuk binin dakord me idenë se thjesht një mendim quhet tradhti, pasi tradhtia ka në thelb të saj qëllimin dhe aksionin njëkohësisht.