Sorry, no posts matched your criteria.

Graciano Tagani i propozon live në emision Argjira Spancës

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një nga çiftet më të lezetshëm të momentit. Ata kanë vetëm pak muaj që kanë pranuar hapur lidhjen e tyre të dashurisë dhe kanë marrë plotësisht mbështetjen e publikut.

Të dy janë të angazhuar në televizion dhe punojnë së bashku.

Graciano ka vendosur të hedhë hapin më të madh në një marrëdhënie duke i propozuar Argjirës në mes të emisionit.

Si duket e gjitha ishte një lojë apo inskenim për rubrikën e lojërave “Dielli apo Hëna” në “E diell” edhe pse u duk shumë i vërtetë. Gracianons iu kërkua t’i propozonte Argjirës në skenë dhe propozimi ndodhi aty në moment duke surprizuar të gjithë.

“Ky gjest nuk është i inskenuar sepse Gjira është nusja ime. Qenka një moment i vështirë. Ti e di sa të dua, je gjëja më e shtrenjtë që kam. Të jam shumë falenderues sepse realisht më ke ndryshuar jetën. Do martohesh me mua?” –tha Graciano dhe më pas u ul në gjunjë dhe i propozoi Argjirës me një unazë të cilën ja ofroi Nevina.

Sigurisht Argjira u përgjigj me një  ‘Po’ dhe në fund çifti e vulosën propozimin me një puthje.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com