Sorry, no posts matched your criteria.

Gjithçka ndodhi në Samitin që mblodhi gratë më të fuqishme të botës në Londër

Klubi më i suksesshëm i viteve të fundit i cili ka bërë bujë ndërkombëtare, “Global Woman Club” ka organizuar së fundmi Samitin më të madh i cili ka bërë bashkë emrat më të suksesshëm ndërkombëtar në botën e biznesit.

Nën logon “Empowering locally, connecting globally” në samitin  e organizuar në Londër në datat 11-12 qershor, janë bërë bashkë personalitete të rëndësishme në botën e biznesit të cilët kanë ndarë eksperiencat e tyre duke u kthyer në frymëzim për të gjithë të pranishmit.

Global Woman ka për qëllim inkurajimin e grave, mbështetje për to që të ndërmarrin një nismë të re duke përdorur burimet e duhura për t’u zhvilluar për të arritur qëllimet që I kanë vënë vetes. Në Samitin e Londrës, të pranishme kanë qenë gra të suksseshme nga e gjithë bota të cilat kanë mbajtur nga një fjalim motivues mbi ekperiencat dhe zhvillimin e një karriere apo biznesi me qëllimin e vetëm për t’I ndryshuar jetën grave të tjera.

Sipërmarrja, lidershipi dhe motivimi ishin padiskutim temat kryesore që ngjitën në podiumin e fjalës gratë më të suksseshme të botës. Pjesë e diskutimeve potenciale kanë qenë edhe tema se “si mund t’i kapërcejnë gratë barrierat kulturore për të patur sukses në biznes” apo fuqizimin e shprehjes “aftësitë e mia, ekonomia ime, mjedisi im”. Padiskutim që nuk kanë munguar as seminare se si duhet të veprojmë për të zhvilluar marketimin dixhital në funksion të rritjes së shitjeve në biznes.

Disa nga emrat që morën pjesë në Samitin e Londrës, nën drejtimin e Mirela Sulës, CEO e Global Woman Club ishin:

Giovana Vega – Drejtoreshë Rajonale e Global Woman Amsterdam
Elma Reka – Themeluese e In The GutLena Jo – Themeluese e Powerlife Academ

MIMI Bland Mindset Coach – Themeluese e The Answer is YOU
Louise Powell – Themeluese e LVL

Dilyara Salakhova – Senior Financial Stability
Alexandra Foster – Drejtoreshë e Prodhimit, Industrive Dixhitale dhe Shërbimeve Financiare në BT

Kate Bellosillo – Menaxhere e Përgjithshme, Kyani Philippines .
Inger Nordin –  Themeluese e IN Life Amplification
Daniela Baumann – Themeluese e Polestudios – Dubai/ Zvicër
Myrna Tang-Yao – President & CEO e RichPrime Global Inc – FIlipine
Alketa Vejsiu – Prezantuese, Shqipëri
Deniz Senelt Kalelioglu – CEO and Themeluese e ProAkademi – Turqi
Maria Montserrat – Themeluese e TeamAsia – Filipine

Në ditën e dytë të samitit fjalën e morën biznesmen të suksesshëm të cilët I mëshuan fort arsyeve se përse burrat duhet të mbështesin fuqizimin e grave. Pjesë e panelit ishin figurat si Ermal Mamaqi, Dr Osh, Oliver Oguz ,Doug Gordon etj

Përvec gjithë organizimeve nuk u la jashtë vëmendjes edhe argëtimi I të gjithë pjesëmarrësve. U dhanë cmime për pjesëmarrësit, pati një mbrëmje gala me të ftuar VIP dhe muzikë ku secili prej të pranishmëve u argëtua deri në mesnatë.

Mirela Sula, e cila aktualisht është një nga gratë më me ndikim në botë pati padiskutim rolin kryesor në gjithë këtë organizim, Në fjalën e saj në përfundim ajo shprehet:

“Së bashku mësuam se si liderët dhe ndikuesit kryesorë globalë po lulëzojnë dhe janë gati të ndajnë njohuritë më të mira me ne! Ky samit ishte përtej pritshmërive më i miri dhe eksploroi katër fusha të rëndësishme: Biznes, Lidership, Mirëqenie dhe Shpirtërore”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com