Sorry, no posts matched your criteria.

Francesco Totti dhe Ilary Blasi drejt ndarjes zyrtare. “Lirohen” për partnerët e rinj…

Historia që për shumë vite me radhë bëri të ëndërrojnë të gjithë admiruesit e çiftit të famshëm, por edhe tifozët e skuadrës së Romës do të mbyllet përfundimisht.

Ndarja zyrtare e ish-futbollistit Francesco Totti dhe moderatores Ilary Blasi tashmë ka një datë: 21 mars, dita kur 2 personazhet e njohur do të jenë ish-burrë e grua.

Procesi deri tani nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi në seancat gjyqësore që kanë nisur që në tetor të vitit 2022, ka pasur një betejë të vërtetë. Si Totti ashtu edhe Blasi kanë dashur t’ja lënë tjetrit përgjegjësinë e ndarjes, duke akuzuar secili për tradhti bazuar në bisedat në telefon, dëshmi të ndryshme apo rrëfime. Krahas akuzave, avokatët kanë punuar për të vlerësuar çështjen ekonomike të divorcit, ku pjesë më e rëndësishme është përkujdesja ndaj 3 fëmijëve.

Dëshmia më e fortë derimë tani në gjyq është ajo e trajnerit të fitnesit Cristiano Iovino, i cili ka pranuar se ka pasur një marrëdhënie intime me Ilary Blasin që ka zgjatur rreth 1 vit, edhe pse moderatorja e ka mohuar atë duke thënë se ka qenë “vetëm një kafe” që kanë ndarë së bashku.

Por kjo datë nuk përfaqëson vetëm ndarje, por edhe një fazë të re sentimentale. Në fakt ka qenë Ilary ajo e cila e ka pasur më shumë me nxitim procesin e divorcit, pasi kështu ajo mund t’i thotë “Po” partnerit të saj të ri, Bastian Muller.

Nga ana tjetër, kapiteni legjendar i skuadrës së Romës, që është në një lidhje me Noemi Bocchin, është gati ta surprizojë atë duke u transferuar për të jetuar së bashku në zonën ekskluzive Colli della Farnesina në kryeqytet. Në këtë zonë kanë banesat e tyre edhe yje të tjerë si Jose Mourinho, Paolo Bonolis, Renato Zero, Fiorella Mannoia, Ridley Scott etj. Francesco Totti dhe Ilary Blasi prej kohësh nuk shohin më pas në anën sentimentale të marrëdhënies së tyre të gjatë, por akti final i divorcit do t’i “çlirojë” ata përfundimisht nga pengesat e njëri-tjetrit, duke u bashkuar vetëm në momentet kur i bashkojnë fëmijët e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com