Sorry, no posts matched your criteria.

(foto) Një unazë me diamant në gishtin e partneres, së shpejti dasmë për Damiano David e “Maneskin”?

Paparacët e revistës italiane “Chi” kanë fotografuar çiftin Dove Cameron dhe Damiano David duke ecur në rrugët e Sydneyt, por deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.

Ajo që ka tërhequr vëmenjen e të gjithëve është një unazë që shkëlqen në gishtin e aktores dhe këngëtares, që nuk ka qenë aty më parë. Mesa duket, propozimi për martesë ka ndodhur në privatësi, por tashmë shkëlqimi i unazës u jep të gjithëve lajmin e bukur.

Sipas asaj që raporton revista e përjavshme, Dove ka fshehur unazën me diamantë sapo ka vënë re paparacët, por ka qenë tepër vonë. Edhe TMZ konfirmon lajmin e fejesës së çiftit, për të cilin shprehen “Damiano dhe Dove, së shpejti në dasmë!”

“Dy vitet më të bukura të jetës sime. Emocionohem çdo javë kur mendoj sa e bukur është bërë jeta ime me ty përkrah. Të dua në një mënyrë që asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë. Gëzuar përvjetorin dashuria ime!” – ka shkruar pak kohë më parë në Instagram aktorja, referuar ish-vokalistit të grupit “Maneskin”, Damiano David.

Dyshja e bënë daljen e parë zyrtare bashkë në tapetin e kuq të çmimeve “Grammy” në shkurt të vitit 2024, ndërkohë që njohja kishte nisur më parë, në një diskotekë në Los Angeles.Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e Damianos apo Doves, por tashmë nuk ka më dyshime për fejesën e tyre. E ku i dihet, ndoshta shumë shpejt do të shohim fotot me fustanin e bardhë…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com