Foto me të pasmet jashtë që futi në sherr Angela Martinin me burrin
Angela Martini dhe Dragos Savoulescu kanë një nga martesat më të suksesshme, ku shpesh ndajnë copëza nga e përditshmja tyre me ne. Modelja shqiptare është shumë aktive në rrjete sociale dhe këtë herë ajo ka ndarë në “Instagram” një foto ku shfaqej duke rregulluar bikinit para pasqyrës.Mirëpo, kjo foto për Angelën është ndryshe nga të tjerat, pasi e ka realizuar bashkëshorti i saj.
Modelja ka treguar për të gjithë ndjekësit se cifti kanë debatuar, pasi ai nuk ka dashur që ajo ta publikojë atë në rrjete sociale. “Po bëhesha gati, por bashkëshorti vendosi të më bënte një foto. Më pëlqeu dhe pas një debati të gjatë e postova”, ka shkruar Angela.