Sorry, no posts matched your criteria.

Flet shkenca: Gjatë dimrit duhet të ndryshojmë oraret kur hamë vaktet!

Me afrimin e stinës së dimrit, dita shkurtohet dhe kjo gjë ka efekt edhe në ritmin tonë cirkadian, thënë ndryshe në orën tonë të brendshme që rregullon ritmin fiziologjik të trupit në 24 orë, duke harmonizuar zgjimin dhe gjumin përgjatë ditë-natës.

Por roli i ritmit cirkadian nuk është vetëm ky, pasi luan një rol të rëndësishëm edhe në rregullimin e metabolizmit, të gjumit si dhe të hormoneve tona.

Kërkimet shkencore të viteve të fundit kanë treguar lidhjen e fortë mes orës tonë biologjike dhe metabolizmit. Për këtë arsye, kur gjatë dimrit dita shkurtohet dhe nata vjen më shpejt, edhe metabolizmi ynë ngadalësohet. Gjithësesi jo gjithmonë kjo gjë korrespondon me ndryshimin e stilit tonë të jetesës, e as me zakonet tona në të ushqyer.

Në artikullin e publikuar në revistën “The Conversation”, profesoresha e Universitetit të Limerick-ut, Catherine Norton shpjegon se ndryshimi i orareve të vakteve gjatë dimrit, sidomos i darkës mund të ketë një impakt pozitiv në mirëqenien dhe shëndetin tonë.

Janë të shumta studimet e viteve të fundit të fokusuara në rolin e orareve të ngrënies së vakteve në shëndetin e metabolizmit tonë, aq sa ka lindur një fushë e re studimi që quhet “krononutricion”. Disa nga këto studime tregojnë se momenti kur ne hamë mund të jetë po aq i rëndësishëm sa ajo çka zgjedhim të hamë.

Një shembull është studimi i vitit 2020, që mbikqyri se si pjesëmarrësit që hanin darkë rreth orës 22.00 kishin nivele glicemie rreth 20% më të larta dhe digjnin 10% më pak yndyrna se pjesëmarrësit që hanin darkë rreth orës 18.00. Në të dyja rastet, pjesëmarrësit hanin të njëjtin ushqim dhe shkonin për të fjetur në të njëjtën orë.

Pra sipas studimeve të tilla, të hash më herët duke u përpjekur për të përputhur oraret e darkave me ritmin cirkadian (pra të hash darkë para se trupi të hyjë në fazën e pushimit), do të thotë të ndihmosh metbolizmin dhe shëndetin, gjithmonë nëse vakti përbëhet nga ushqim i shëndetshëm.

Nëse hamë vonë, kur normalisht sipas orës tonë biologjike trupi duhet të çlodhet, atëherë këto procese mbivendosen, gjë që çon në çrregullimin e metabolizmit dhe të vet gjumit.

Jo vetëm kaq, por ngrënia në orare të çrregullta sidomos gjatë natës mund të rrisë rrezikun për obezitetin, diabetin e tipit 2 apo edhe për sëmundje kardiovaskulare. Për këto arsye ekspertët ritheksojnë se orari më i vonë që duhet ngrënë është maksimumi ora 20.00, edhe pse kjo gjë nuk është univerlase për çdo njeri, pasi shumë njerëz kanë metabolizëm të ndryshëm apo edhe nevoja specifike që nuk funksionojnë me këto rregulla.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com