Filmi “One Battle After Another” i Leonardo DiCaprios triumfon në “National Board of Review”
Filmi aksion epik “One Battle After Another” i regjisorit Paul Thomas Anderson ka marrë vlerësimet e para serioze të vitit 2025 nga “National Board of Review”.
Ai është vlerësuar si filmi më i mirë, për regjinë më të mirë, Leonardo DiCaprio si protagonisti më i mirë, Benicio Del Toro si aktori suportues më i mirë dhe Chase Infiniti për performancën e saj të jashtëzakonshme.
“One Battle After Another” shënon çmimin e katërt të marrë nga Paul Thomas Anderson në këtë kompeticion, por të dytin si regjisor. Ndërsa DiCaprio vlerësohet për të tretën herë nga “National Board of Review”, pasi fillimisht është shpallur aktori suportues më i mirë në filmin “What’s Eating Gilbert Grape” (1993) dhe në “Django Unchained” të vitit 2012.
Aktorja më e mirë femër është shpallur Rose Byrne në filmin “If I Had Legs I’d Kick You”, ndërsa aktorja suportuese më e mirë femër, Inga Ibsdotter Lilleaas për filmin “Sentimental Value”.
Ndër shtëpitë e prodhimit ka triumfuar “Warner Bros.” me më shumë vlerësime, por edhe “Netflix” ka arritur të futet në 10-shen më të mirë.
Pavarësisht vlerësimeve të dhëna nga “National Board of Review”, të cilat shpesh shihen edhe si një parashikim i asaj çfarë do të ndodhë në ndarjen e çmimeve “Oscar”, në vitin e kaluar vetëm Kieran Culkin për filmin “A Real Pain” mori çmimin shumë të ëndërruar. Të gjithë “fituesit” e tjerë të shpallur nga kjo organizatë jofitimprurëse nuk morën “Oscar”, pavarësisht nominimeve.
Gjithësesi, në më shumë se 40 vite, shumica e filmave fitues të “National Board of Review” kanë arritur të marrin të paktën një nominim për “Best Picture” në “Oscar’s”.
Më poshtë gjeni listën e plotë të fituesve të këtij eventi:
Best Film: “One Battle After Another” (Warner Bros.)
Best Director: Paul Thomas Anderson, “One Battle After Another” (Warner Bros.)
Best Actor: Leonardo DiCaprio, “One Battle After Another” (Warner Bros.)
Best Actress: Rose Byrne, “If I Had Legs I’d Kick You” (A24)
Best Supporting Actor: Benicio Del Toro, “One Battle After Another” (Warner Bros.)
Best Supporting Actress: Inga Ibsdotter Lilleaas, “Sentimental Value” (Neon)
Best Directorial Debut: Eva Victor, “Sorry, Baby” (A24)
Breakthrough Performance: Chase Infiniti, “One Battle After Another” (Warner Bros.)
Best Original Screenplay: Ryan Coogler, “Sinners” (Warner Bros.)
Best Adapted Screenplay: Clint Bentley and Greg Kwedar, “Train Dreams” (Netflix)
Best Animated Feature: “Arco” (Neon)
Best International Film: “It Was Just an Accident” (Neon)
Best Documentary: “Cover-Up” (Netflix)
Outstanding Achievement in Cinematography: Autumn Durald Arkapaw, “Sinners” (Warner Bros.)
Outstanding Achievement in Stunt Artistry: “Mission: Impossible – The Final Reckoning” (Paramount Pictures)
NBR Freedom of Expression Award: “Put Your Soul on Your Hand and Walk” (Kino Lorber)