
Fifi paska ditëlindjen! E gjeni dot sa vjeç mbush?!
Këngëtarja e njohur dhe tepër e dashur për publikun, sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 27 vjeç.
Lajmin e ka bërë vet të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruan:
“31.03.1994 31.03.2021”.

Nuk kishin si të mungonin urimet nga fansat dhe kolegët e saj.
Kujtojmë se së fundmi Fifi ka publikuar këngën “Maniak i dhimbjes”, për të cilën bashkëpunoi me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Fation Kuqarin. Kënga është një baladë e ndjerë dashurie dhe brenda një kohe të shkurtër arriti 1 milion klikime në Youtube. Fifi dhe Fationi shfaqen bashkë shumë të afërt në videoklip dhe ky projekt u bë shkak që dyshja të përfliteshin për një lidhje dashurie.