Sorry, no posts matched your criteria.

Festivali i Venecias/ ‘Luani i Artë’ shkon për filmin ku interpreton aktorja shqiptare

Është mbyllur Festivali i Venecias. Çmimi i madh, Luani i Artë, është fituar nga filmi francezL’évenement”, i regjisores franko-libaneze Audrey Diëan. Filmi trajton temën dramatike të abortit të paligjshëm, ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

Çmimi special i jurisë shkoi ndërkohë për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio” i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentinos si “Il Divo” dhe “La grande bellezza”.

Aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

E teksa aktorja më e mirë u shpall “mbretëresha” Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single. “Fitorja është e Pedros, 100%”, deklaroi aktorja spanjolle.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com