Ermal Fejzullahu 10 mijë euro orë për bashkëshorten
Kur vjen puna tek familja, e dimë që këngëtari Ermal Fejzullahu s’e kursen aspak dorën për të bërë të lumtur njerëzit e tij të zemrës.Herë pas here, këngëtari na tregon dhuratat luksoze që i bën bashkëshortes së tij, ashtu siç ka bërë edhe së fundmi.
Arjana ka ndarë në InstaStory surprizën e fundit që i ka bërë Ermali, që padyshim e ka bërë të lumtur. Bëhet fjalë për një orë të markës “Rolex”, e cila kushton më shumë se 10,000 euro!
“Faleminderit burri”- ka shkruar ajo krahas postimit.
Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe përpara pandemisë thuajse çdo mbrëmje ai ishte i ftuar në lokale nate për të performuar. Si një pjesë e madhe e këngëtarëve ai ka udhëtuar në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë për të kënduar.
Së funmdi, artisti ka qenë i ftuar në emisionin “Nin”, ku ka folur për periudhën e pandemisë dhe dëmet që ka sjellë ajo.
Ndër të tjera, ai i habiti të gjithë teksa zbuloi një fakt shumë interesant përsa i përket udhëtimeve të tij në vende të ndryshme për të performuar.
“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”, ka thënë Ermali duke shtuar se fluturimet i ka numëruar gjatë kohës së pandemisë.