Sorry, no posts matched your criteria.

Erlindi revoltohet me Arjanin: Kërko falje ose do të largohem nga emisioni

Kjo javë e “Për’puthen” ka nisur me debate të forta dhe të ashpra midis konkurrentëve, por dhe Arjanit.

Një debat i fortë ishte midis Arjanit dhe Kristianit, ku u përfshi dhe Erlindi. Arjani hodhi një akuzë të fortë ndaj Kristianit duke i thënë se tis jell lëndë narkotike në program që të shpërfytyrojnë dhe të rrisin performancën. Gjithashtu ai shtoi se këtë lëndë narkotike ja ke dhënë dhe Erlindit, prandaj ky i fundit nuk ka qenë në vetë në takimet e tij. Kjo gjë e acaroi tepër Erlindin sa u ngrit në këmbë duke bërtitur.

“Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”. Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetarët se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike.”- u shpreh Arjani.

Përveç Kristianit, i cili ka postuar në rrjetin e tij të Instagramit thumbe për Arjanin, nuk ka ngelur mbrapa as Erlindi.

“Kur u pranova në “Përputhen” mendova se qëllimi i programit ishte shprehja e dashurisë, bashkimi, mbështetja dhe suportimi i çdo tipi sepse çdo njeri ka karakterin e tij dhe kjo duhet respektuar dhe jo t’i ulësh. Por po kuptoj se në vend që të mbështetësh, të motivosh dhe të këshillosh rininë siç i ka lezet një zotërie të vërtetë, ti përpiqesh të:

1.Ofendosh vazhdimisht

2.Të bësh krahasime qesharake

3.T’i ulësh (mbase kjo të kënaq egoizmin dhe të bën të ndihesh më superior).

4.Dhe më e keqja akoma të bësh akuza fallco në studio para gjithë shqiptarëve. Duke pritur opinionet e drejta dhe të matura, ajo çka marrin mbrapsht janë ofendime dhe akuza fallco.

Nuk e pranoj diçka të tillë.

Ose të sqarohet çdo gjë dhe të kërkohet falje publike ose unë dal prej emisioni dhe nuk bëhem pjesë e padrejtësive dhe cënimit”, shkruan Erlindi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com