“Ende e dua”, Amber Heard habiti gjithë botën me deklaratën për Johnny Depp
Amber Heard ka qënë e ftuar në emsionin “NBC Today” ku për herë të parë publikisht pas gjyqit ka folur rreth ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp duke u shprehur se ajo akoma e dashuron atë.
Amber Heard ka pranuar se ajo ‘absolutisht e do ende’ ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp, pavarësisht se edhe një herë foli për abuzimin e tij fizik gjatë marrëdhënies së tyre. Amber këmbënguli se mungesa e lëndimeve të dukshme nuk do të thotë se pretendimet e saj ishin ‘të rreme’ ose një ‘mashtrim’.
Prezantuesja e televizionit e pyet atë për deklaratën e saj të parë në gjyq ku tha se e donte ish-bashkëshortin e saj. Edhe pas përfundimit të gjyqit aktorja nuk i ka mohuar ndjenjat e saj ndaj Johnny Depp pavarsisht si shkuan gjërat dhe gjykata i dha të drejtë aktorit.
Kujtojmë se gjyqi i tyre nisi për shkak të akuzave të Amber Heard ndaj Johnny Depp ku sipas saj ai kishte abuzuar me të duke ushtruar dhunë, gjyqi mes tyre mori përmasa të mëdha duke u kthyer viral ku secili pati mbështetësit e tyre në këtë histori që përfundoi me fitoren e Johnny Deep.