Sorry, no posts matched your criteria.

Emrat “big” të muzikës botërore i sjell në Shqipëri MUSEX

MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative që do të vijë për herë të parë në Tiranë, duket se është më afër se kurrë. Për tri ditë (11, 12, 13 prill) sheshi Italia do të kthehet në arenën më të madhe në Ballkan pasi producentë të famshëm, artistë ndërkombëtar, reperat më në zë të vendit apo dhe dj që kanë bërë histori në arenën ndërkombëtare do të jenë pjesë e eventit.

I konceptuar si expo-festival, MUSE-X do të mirëpresë në Tiranë për 3 ditë rresht mbi 100 kompani dhe profesionistë të ndryshëm të industrisë së muzikës dhe arteve nga e gjithë Evropa, Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga Rajoni, të cilët do të vijnë me të gjithë “arsenalin” e tyre në sheshin Italia.

Për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike festa fillon në 11 prill ku do të shihni të perfermojnë artistë si Dubfire i njohur për zhanret techno dhe minimal. Dubfire ka performuar në disa nga klubet dhe festivalet më të famshme të botës dhe ju do të keni mundësi ta shihni atë në Tiranë në Sheshin Italia. Po të të njëjtit nivel janë edhe Dj- e tjerë si kroati, Petar Dundov apo edhe dj-i grek Egorythmia. Ai sjellë një përzierje mes psytrance dhe techno, duke krijuar një ambient që është një balancë midis energjisë dhe melankolisë.

Zhanri Hip-hop nuk kishte se si të mungonte në këtë festival andaj ju do të keni mundësi të shihni në skenë emra si Buta, Killua, Lafazani, etj.

Një vend të rëndësishëm zë edhe muzika rrok, prandaj natën e tretë do të ngjiten në skenë Tre Musketierët, Eugent Bushpepa, Jericho, Bojken Lako si dhe Gjergj Kacinari.

Profesionistë të muzikës dhe arteve të tjera kreative do të kenë mundësinë të shpërfaqin talentin dhe profesionalizmin e tyre në panairin më “cool” që mund të keni parë ndonjëherë. Jo vetëm kaq, por përgjatë 3 ditëve emra të njohur të fushës do të mbajnë konferenca dhe TEDtalks duke shënuar kështu, një moment kyç në strukturimin dhe funksionimin e kësaj industrie.

MUSE-X nuk është vetëm expo-festival, por është ajo eksperiencë që nuk do të donit të humbnit në Tiranë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com