Email zyrtar nga Eurovision për ndryshimin e performancës, del në dritë e vërteta mbi Ronela Hajatin
Së fundmi në median online është shkruar se Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare fotot e Ronela Hajatit gjatë performancës së saj në provat e zhvilluara para kompeticionit. Thuhet se fotot janë konsideruar shumë “provokative” dhe të pahijshme.
Bashkëpunëtorët e Ronelës, pjesë të ekipit shqiptar në “Eurovision”, stilisti Niko Komani dhe koreografja Klaudia Pepa, janë shprehur se kënga ka patur një impakt të mirë deri tani dhe se nuk do të ketë ndryshime në koreografinë e saj.
Por si duket koreografia do të ketë me të vërtetë ndryshime dhe kjo gjë është konfirmuar nga gazetari i Eurovision-it, William Lee Adams.
Në një komunikim për “Shqipëria Live” gazetari tha se shkak i fshirjes ka qenë fakti që këngëtarja do të performojë e para në festival.
“Duke qenë së Shqipëria dhe Ronela do të jenë të parët që do të performojnë në gjysëmfinalen e parë, s’kanë dashur që të konsiderohet si një skenë provokuese dhe i kanë fshirë për të mbajtur audiencën para ekranit deri në fund.
Burime më kanë thënë se Shqipëria ka marrë një email zyrtar, ku janë informuar se nuk i ka pëlqyer produksionit apo organizatorëve të Eurovision kjo mënyrë e interpretimit. Iu është kërkuar që të ndryshojnë disa momente specifike të koreografisë, nuk e di se për çfarë momentesh por është e sigurt që koreografia do të ndryshohet.”– tha William.
“Është e pakuptueshme dhe diskriminuese fakti që në faqen zyrtare të Eurovision mes fotove është edhe fotoja e artistit finlandez i cili shfaqet i zhveshur. Si është e mundur që kjo nuk konsiderohet e papranueshme, ndërkohë që kemi një artiste femër e cila censurohet për shkak të performancës.”- u shpreh gazetari.