Sorry, no posts matched your criteria.

Elvisi thumbon Shqipen: 30 vjeçe dhe merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë

Shqipja dhe Elvisi ose siç e njohim te gjithë me emrin Loco mesa duket nuk i paskan rregulluar akoma marrëdhënien me njëri-tjetrin.

Përpara se Shqipja të pezullohej nga “Për’puthen” ajo kishte zgjedhur për takimin e rradhës Locon. Takimi u xhirua, gjithçka shkoi shumë mirë, por pas debatit të fortë dhe të ashpër që Shqipja bëri me Tean, Loco nuk donte që të transmetohej ai takim.

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin.”- tha Shqipja më herët, e cila mori kundërpërgjigjen e konkurrentit:

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë.”- shkroi Loco.

Në fakt, atij s’i del inati me ish-konkurrenten dhe së fundmi e ka sulmuar sërish. Pa përmendur emra, Loco ka ironizuar Shqipen e cila ishte dje në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku u përball me Tea Trifonin.

“Ndërkohë në një TV show shqiptar:

-Përshëndetje!

-Përshëndetje!

-Sa vjeçe je dhe cili është objektivi i jetës tënde?

-Unë jam 30 vjeçe dhe objektivi kryesor që kam në jetë është të merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë.

-Po për veten, ç’mund të na thuash?

-Shiko, se “filani” ka bërë këtë, pastaj atë…

-Po ti për vete?

-Po “filani” ka bërë këtë, ka thënë atë…

-Aha, mir”- ka shkruar Elvisi, i cili ironizon Shqipen që vazhdon të dalë në emisione për të komentuar të tjerët.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com