Ellie Goulding na zbuloi emrin e bebushit
Këngëtarja e famshme, Ellie Goulding, është bërë nënë për herë të parë. Pritjes së ëmbël i erdhi fundi!
Lajmin e ka dhënë bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, përmes postimeve në rrjete sociale.
“Mami dhe bebi janë të dy të shëndetshëm dhe të lumtur! Jemi shumë mirënjohës. Unë nuk flas për vëmendjen publike që vjen me punën e Ellie-t, por gjatë këtij momenti magjik dhe personal ne do e vlerësonim shumë nëse do të na lejonit të shijojmë privatësinë tonë… Faleminderit”, shkroi më pas Caspar në një postim.
Së fundmi, dyshja kanë zbuluar dhe emrin e veçantë me të cilin e kanë pagëzuar, Arthur Ever Winter.