
Edhe pak ka mbetur! Almeda dhe Tolgahan po bëjnë përgatitjet e fundit për të voglën
Almeda Abazi, aktorja e njohur shqiptare, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë.
Ccifti i njohur nuk ka hezitur për të treguar gjininë e bebit. Ata e zbuluan në mënyrën më të bukur: Kanë hapur një kuti ku ishin rrobat foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë!
Alina mund të vijë në jetë nga momenti në moment, ndaj çifti po bën përgatitjet e fundit për të voglën. Në InstaStory, Almeda ka ripostuar pamjet ku ajo dhe bashkëshorti po montojnë krevatin e vajzës, të cilës i kanë përgatitur edhe dhomën.
