Edhe Harry dhe Meghan të prekur nga situata në Afganistan, ja gjesti tyre
Situata e emergjencës në Afganistan ka prekur thellë Harry dhe Meghan Markle, që kanë postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke ftuar të gjithë të ndihmojnë për ata që po vuajnë nga kjo situatë. Por jo vetëm me fjalë, ndihma e tyre ka qenë konkrete. Dukët e Sussex kanë dhuruar një shumë të konsiderueshme për shoqatën Women to Afghan Women, që i ka falënderuar ata publikisht në rrjetet sociale.
“Jemi shumë mirënjohës për bujarinë e Archëell Foundation në mbështetje të evakuimit të mijëra femrave afgane, fëmijëve, familjeve, përfshirë stafit tonë’, shkruhet në mesazhin e shoqatës.
Harry dhe Meghan, nëpërmjet donacionit të fondacionit të tyre, kanë dhuruar një shumë, e cila nuk është bërë publike.
Disa ditë më parë Dukët e Sussex ishin shprehur për nevojën e mbështetjes konkrete të popullit afgan së bashku me ato të Haitit, që u godit së fundmi nga tërmeti shkatërrues.
‘Bota është më shumë e brishtë tani, jemi zemërthyer”, kishin shkruar në faqen sociale të shoqatës së tyre. ’Eshtë e thjeshtë të thuash që jemi të pafuqishëm, por ne mund të vëmë në jetë vlerat tona së bashku. Si fillim ju ftojmë të bashkoheni me ne, për të mbështetur një numër organizatash që bëjnë një punë shumë të vështirë’.
Shoqata e Harry dhe Maghan ka qenë e para që ka dhënë shembullin për të ndihmuar financiarisht ata që po vuajnë nga kjo situatë.