E trishtë, ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi
Një lajm i hidhur ka pushtuar mediat e shkruara mëngjesin e sotëm. Sipas raportimeve nga Maqedonia e Veriut, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar në të gjitha trojet, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe KlanKosova nga burimet e saj.
Sipas informacioneve paraprake që vijnë nga vendi i tij i lindjes, Shpati ka pësuar një arrest kardiak në Itali, të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë.
Një ngjarje e trishtë kjo për familjarët e tij, për djalin 3-vjeçar që la pas dhe për të gjithë fansat që e kanë ndjekur dhe kanë dëgjuar këngët e tij për shumë vite.
Shpat Kasapi u lind më 1 maj të vitit 1985 në Tetovë të Maqedonisë e Veriut, në një familje artistësh, prej së cilës mori dashurinë për këngën.
Ai u bë i njohur në fillim të viteve 2000 në Kosovë e Shqipëri përveç Maqedonisë, duke rrëmbyer zemrat e publikut me pamjen dhe këngët e tij shumë të dëgjuara, ndër të cilat “Axhamiu”, “Kush të ndau prej meje”, “Pa ty s’jetoj”, “Valle kosovare” e shumë të tjera.