Sorry, no posts matched your criteria.

E tmerrshme! Makina e Françeskës përfshihet nga flakët

Vetëm dje në darke, makina e tipit ‘Range Rover’, në pronësi të shtetases Françeska Jaçe, përfshihet nga flakët.

Burime për “ABC Neës” kanë bërë me dije se zjarri dyshohet t’i jetë vënë me dije qëllimisht dhe se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases Franceska Jaçe., banuese në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Vetë modelja dhe ish-banorja e “Big Brother” s’ka reaguar rreth kësaj ngjarjeje në rrjete sociale.

Ajo duket sikur na ka vrarë mendjen aspak për këtë ndodhi duke postuar pamje nga avioni për në Brazil.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com