
E pazakontë! Lady Gaga-s i rrëmbejnë qentë dhe i plagosin kujdestarin e tyre
Lady Gaga është shumë e mërzitur dhe e shqetësuar pasi 2 nga qentë e saj, Koji dhe Gustav, janë rrëmbyer dhe kujdestari i qenve, Ryan Fischer është plagosur. Sipas mediave amerikane, Fischer ishte duke shëtitur 3 qentë e Lady Gaga-s kur papritmas disa persona i dalin përpara duke e qëlluar dhe rrëmbyer vetëm 2 qen. Qeni i tretë ishte larguar, por më vonë e kishin gjetur.
“Lady Gaga është shumë e shqetësuar. Ajo po shpreson dhe po lutet që qentë e saj Koji dhe Gustav të kthehen mirë dhe që kujdestari i tyre të shërohet sa më shpejt”-tha një burim pranë këngëtares.

Aktualisht Lady Gaga ndodhet në Romë duke punuar për një film të ri. Ajo po ofron gjysmë milioni dollarë për këdo që ka 2 qentë e saj.
Kujdestari i qenve është jashtë rrezikut për jetën dhe pritet ta marri vetën plotësisht.
Akoma nuk dihet nëse shënjestra ishin qentë e Lady Gaga-s. Bulldogët francezë janë shumë të kërkuar dhe të shtrenjtë, kështu që disa burimet thonë se është e mundur që personi i armatosur nuk e dinte që qentë ishin në pronësi të Lady Gaga.