Sorry, no posts matched your criteria.

E dhimbshme: Ndahet nga jeta vajza 8-muajshe e Ashley Cain

Ashley Cain, futbollisti i njohur, është përballur me një tragjedi: Vajza e tij 8-muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e lecuemisë.

Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi të tij në Instagram:

“Pusho princeshë e parajsës. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time derisa të të mbaj përsëri në krah në parajsë”.

Po ashtu, edhe nëna e vogëlushes së ndjerë i bëri një dedikim mjaft të ndjerë.

“Ti je ëngjëlli im, rrahja e zemrës time, shpirti im, gjithmonë do të jesh me mua si një shenjë dore në zemrën time”.

Për javë të tëra, mjekët njoftuan prindërit se vogëlushja mund të kishte vetëm disa ditë për të jetuar, por Ashley dhe Safiyya refuzuan të heqin dorë nga shpresa.

Ata kishin mbetur të shkatërruar pasi mjekët gjetën më shumë tumore dhe mbaruan mundësitë për të shpëtuar vajzën e tij të vogël, që po luftonte me një formë të rrallë të leuçemisë.

Megjithatë, përkundër gjithë dashurisë dhe shpresës në botë, fëmija i ëmbël i çiftit është rrëmbyer mizorisht nga vdekja në vitin e parë të jetës së saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com