Sorry, no posts matched your criteria.

E çuditshme por e vërtetë! Askush nuk ka pranuar ende trashëgiminë 10 milionë € të Pippo Baudos

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 3 muaj nga ndarja nga jeta e ikonës së televizionit italian Pippo Baudo, çështja e trashëgimisë së tij vazhdon të mbetet e paqartë.

Edhe pse testamenti i tij u hap më 9 shtator të këtij viti në studion e noterit Renato Carraffa, asnjëri nga tre përfituesit; fëmijët Tiziana dhe Alessandro, si dhe bashkëpunëtorja e tij prej 36 vitesh, Dina Minnanuk kamë formalizuar ende pranimin e trashëgimisë.

Sipas informacioneve të “Il Fatto Quotidiano”, secili prej tyre është caktuar të marrë nga një të tretën e pasurisë, e cila është vlerësuar rreth 10 milionë euro. Pasuria e Pippos përfshin apartamente dhe zyra në Romë, 17 parcela tokë në Fiano Romano, Sirakuzë e Noto, si dhe të drejta autoriale e të ardhura të tjera. Megjithatë, disa ekspertë dyshojnë se vlera reale e pasurisë së tij është më e lartë, e pikërisht këto paqartësi mbi vlerësimin e aseteve po i bëjnë trashëgimtarët të hezitojnë për momentin.

Sipas informacioneve, Baudo ka drejtuaar për plot 13 herë festivalin e Sanremos, ku në do vit ka përfituar një shifër rreth 800 mijë euro. Përveç këtyre, vlera e pronave të tij mendohet të jetë diku te 6 milionë euro. Ndër të tjera, përfitimet nga autorësitë e programeve në televizion, për këngët, pensioni i tij dhe përfitimet nga të drejtat e autorit mendohet se formojnë një shumë më të madhe efektive se ajo e përmendur në testament, dhe kjo mbetet për t’u zbuluar.

Mesa duket, 2 fëmijët dhe asistentja e tij besnike po presin që të bëhet një rivlerësim i hollësishëm i pasurisë, në mënyrë që në të ardhmen të mos lindë asnjë konflikt rreth vlerës së përmendur në testament në raport me vlerën reale të pronësisë.

Ndërkohë, trashëgimia mbetet e bllokuar, edhe pse trashëgimtarët kanë në dispozicion deri në 10 vjet për ta pranuar atë zyrtarisht. Nga ana tjetër, hapja e testamentit ka ringjallur edhe tensione të vjetra mes ish-bashkëshortes Katia Ricciarelli dhe Dina Minnës, e cila ka mohuar publikisht akuzat e sopranos lidhur me menaxhimin “e dyshimtë” sipas saj të periudhës së fundit të jetës së Baudos.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com